Arra e Kokosit ka qënë një ushqim me vlera në zonat tropikale prej mijëra vjetësh. Tradicionalisht, e kanë shijuar si ujë arrëkokosi, apo tuli i kokosi, dhe “qumështë” kokosi.

Kjo e fundit bëhet nga vendosja e tulit në ujë të nxehtë.Vaji i bardhë i kokosit është tashmë një ndër superushqimet më të preferuara të figurave të njohura dhe bloger-eve.

Thëniet për vlerat e tij mjekësore qarkullojnë në internet, por sa i përshtaten studimit shkencor? Dr. Rosemary Stanton, një nutricioniste, thyen mitet, duke treguar arsyet pse vaji i kokosit nuk duhet të përdoret për shëndetin.

Nëse në internet thuhet se ndihmon në humbjen në peshë, nuk ka asnjë studim që e vërteton këtë. Gjithashtu Stanton hedh poshtë edhe thëniet se redukton sëmundjet e zemrës, apo zbardh dhëmbët. Për të, të vetmet përfitime janë tek flokët dhe përdorimi si make up apo hidratant për lëkurën.

Pse nuk duhet përdorur vaji i kokosit?
Një raport i American Heart Association në qershor jepte këshilla kundër përdorimit të vajit të kokosit. Kjo pasi ai përmban nivele të larta të yndyrnave të ngopura, rreth 6 herë më shumë se vaji i ullirit.

Yndyrnat e ngopura konsiderohen të pashëndetshme për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit “të keq”, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Teksa vaji kokosit shitet si një ushqim i shëndetshëm, ai përmban nivelin më të lartë të yndyrnave të ngopura se dhjami i derrit apo dhe gjalpi.

Sipas raportit, vaji i kokosit përmban 82% yndyrna të ngopura, teksa dhjami i derrit 39%, i viçit 50% dhe gjalpi 63%.

American Heart Association rekomandon kufizim të yndyrnave të ngopura, që gjenden tek gjalpi, djathi, mishi i kuq apo ushqime të tjera me bazë shtazore.

Top Channel