Dedja prezantohet te Lushnja: Objektiv kryesor mbijetesa

31/10/2017 11:25

Lushnja bën prezantimin e trajnerit të ri të saj Hysen Dedja. 57-vjeçari zëvendësoi në pankinën e skuadrës myzeqare Artan Banon, i cili dha dorëheqjen pas humbjes me Laçin.

Kryetari i Bashkisë, Fatos Tushe ishte i pranishëm në prezantimin e Dedjas duke theksuar se kandidatura e tij ishte më e përshtatshmja për skuadrën.

Ndërsa trajneri Dedja theksoi se ishte i lumtur për rikthimin e tij te Lushnja për të bërë më pas të ditur edhe objektivin kryesor te skuadrës së tij që është mbijetesa në Superiore.

Për Hysen Dedjan, kjo do të jetë hera e tretë që do të ulet në stolin e Lushnjes. Më parë ai e ka drejtuar këtë skuadër edhe në sezonin 1999/2000 dhe 2001. Dedja do të nisë aventurën e tij me Lushnjen  me ndeshjen ndaj Luftëtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA