Akset kombëtare, pastrohen rrugët Lezhë-Shkodër dhe Fier-Vlorë

31/10/2017 09:23

Gjatë javës së katërt të aksionit të përbashkët të ARRSH-së dhe IKMT-së në fokus kanë qënë akset rrugore Lezhë-Shkodër dhe Fier-Vlorë.

Sipas të dhënave të publikuar nga ARRSH, janë hequr 88 tabela, sikurse është bërë spostimi i gomave që ishin të vendosura anë anën e karrexhatës në dy subjekte tregtare.

Gjatë ndërhyrjes në më shumë se 7 raste është bashkëpunuar me biznese të caktuara për të bërë zhvendosjen e materialeve të tyre brenda kufirit rrethues të biznesit për të liruar rrugën. Në bashkëpunim me IKMT-në është bërë e mundur heqja e 14 tezgave të tregtimit ambulant përgjatë aksit, prishja e tre kioskave dhe dy kontruksione metalike lavazhe.

Gjatë ndërhyrjes në aksin rrugor Fier-Vlorë në të dy drejtimet janë hequr 91 tabela informuese të bizneseve të ndryshme ashtu sikurse është kryer spostimi i strukturave për tregtimin e gomave të tre subjekteve.

Në bashkëpunim me IKMT u zhvendosën biznese lulesh, u hoq një kioskë dhe tre konstruksione të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Top Channel