Vettingu, DSIK ka kontrolluar gjysmën e vetëdeklarimeve

30/10/2017 14:33

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka një rol të rëndësishëm në procesin e Vetingut.

Më shumë se 400 deklarata voluminoze të prokurorëve dhe gjyqtarëve janë kontrolluar ndonëse sipas kreut te komisionit të Sigurisë Kombëtare puna e institucioneve zbatuese u zvarrit me vonesën e miratimit të ligjeve.

“Institucioni është në kohë më afatet sa i takon procesit për vlerësimin kalimtar të subjekteve. Grupi i punës ishte aty dhe na bënë me dije se ka përpunuar më shumë se gjysmën e 800 deklarimeve.”, tha Felaj

Zyrtarët e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të klasifikuar kanë kërkuar më shumë mbështetje logjistike si dhe në aspektin e burimeve njerëzore.

Top Channel