Hysen Dedja rikthehet në skenën e futbollit shqiptar pas 8 vitesh mungesë. 57-vjeçari është trajneri i ri i Lushnjes ku zëvendësoi Artan Banon të larguar.
Dedjka zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe duke arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e skuadrës lushnjare.
Ekipi i fundit që ka drejtuar Hysen Dedja ka qenë Bylisi në sezonin 2008/2009. Për Dedjan kjo do të jetë hera e tretë që drejton skuadrën e Lushnjes, më parë ai e ka bërë këtë detyrë në sezonin 1999/2000 dhe në 2001. Hysen Dedja ka drejtuar 3 herë edhe Vllazninë, ndërkohë që ka punuar edhe me skuadra si Teuta, Luftëtarit, Laçi, Erzeni apo Egnatia.
Dedja do të bëjë prezantimin si trajner i Lushnjes ditën e martë, ndërkohë që debutimin e tij në pankinën e kësaj skuadre do ta bëje me sfidën ndaj Luftëtarit. Lushnja është në vendin e fundit në renditje me 5 pikë, dhe këtë fundjavë ajo mori fitoren e parë sezonale, atë ndaj Teutës 2-1.
Top Channel