Milan-Inter “spiunojnë” koreano-veriorin
30/10/2017 10:08
Nuk ka kaluar pa u vënë re prania e disave prej zbuluesve të Interit dhe Milanit në stadiumin e “Zini di Cremona” në Kremonese.
Sytë janë përqendruar te sulmuesin e ri nga Koreja e Veriut, Han Kwang Song, protagonist në radhët e Peruxhias, por në pronësi të Kaljarit.
Mesa duket ai është edhe objektivi për të ardhmen e dy ekipeve të Milanos, të cilët ashtu siç ka bërë edhe Juventusi gjatë javëve të fundit, kanë dërguar vëzhguesit e tyre për të monitoruar 19-vjeçarin.
Top Channel