Pika e marrë me Kukësin është një sinjal pozitiv për Vllazninë, por Ernest Gjoka mendon se skuadra më shumë potenciale dhe ndeshje të tilla e rrisin edhe më shumë skuadrën në shumë aspekte.
“Nuk ishte një ndeshje hakmarrje, siç më kanë bërë shumë pyetje këto ditë. Ndeshje si kjo dhe ajo e kësaj javë, janë ndeshje që vetëm e rrisin skuadrën. Dhe ju e keni parë skuadrën se si ka reaguar që në ndeshjen me Partizanin, por do t’i hedhim hapat gradualisht.
Më pas Gjoka ka vlerësuar skuadrën për paraqitjen që ka bërë në ndeshjen me Kukësin, një prej rivalëve për titull në këtë sezon. “Ndeshjen duhej ta kishim administruar më mirë, por prapë jam i kënaqur dhe gjërat shkuan deri diku mirë. Analizuam gjithçka me detaje para ndeshjes, por sikur të kishim pak më shumë vullnet do të kishim marrë më shumë. Është një pikë e një etape të re dhe marrë përballë kampionëve mund të na ecë mbarë”, u shpreh Gjoka.
Pa kaluar ende gëzimi i pikës së marrë në Kukës, Vllaznia duhet të përgatitet për kundërshtarin e radhës, Skënderbeun që udhëheq.
“Skuadra e ka të qartë kë ka kundërshtar. Futbollistët dhe klubi po më ndihmojnë shumë. Nuk ka rëndësi si do të luajmë, për mua rëndësi ka të marrim maksimumin kundër Skënderbeut. E njohim mirë kundërshtarin, por ekipi i këtij sezoni është edhe më i fortë. Unë kam besim, sepse shikoj dëshirë dhe uri të futbollistëve të dalin nga ky moment.Kemi nevojë për shumë përshtatje dhe një riorganizim, sepse skuadra ka potencial”, përfundoi Gjoka.
Top Channel