Carlo Ancelotti i ka bërë një analizë situatës së krijuar te Milani, skuadër për të cilën u fol se do të drejtohej pikërisht nga trajneri 58-vjeçar.
Ish-trajneri i Bayernit ka theksuar faktin se Milanit iu duhet kohë për të krijuar një skuadër konkurruese pas një sërë blerjesh të realizuara në merkaton e verës.
“Në futboll asgjë nuk vjen si me magji, duhet durim për të gjetur lojtarët e përshtatshëm për projektin që ke nisur. Merkatoja e Milanit është etiketuar e jashtëzakonshme, por nuk mjaftojnë 6 muaj për t’i bërë një skuadër. Vendi i katërt është shumë i rëndësishëm për Milanin, sepse i jep mundësi të luajë në Champions dhe të investojë.”
Ancelotti foli edhe një herë për largimin e tij nga Bayerni.
“Ndoshta drejtuesit nuk besonin më te puna ime. Por tashmë kjo ka pak rëndësi. Duhet të shoh përpara dhe të shijoj këtë periudhë, duke e ndjekur futbollin si spektator, sigurisht me interesin për të gjetur një një tjetër mundësi për të ardhmen. Do të doja të drejtoja një skuadër me një projekt fillestar, për të punuar me qetësi. Sigurisht që në punën tonë, kur pëson humbje, presioni rritet automatikisht. Nuk kam nxitim, me qetësi po pres projektin e ardhshëm.
Top Channel