Rama: Keqardhje për Bashën; Iu luta për pakt për integrimin, mora mallkime

29/10/2017 17:32

Kryeministri Edi Rama deklaroi se iu lut opozitës për një pakt kombëtar dhe për integrimin e vendin, por si përgjigje mori vetëm mallkime dhe akuza pa kufi.

Ai tha se qeveria e tij do të vazhdoje rrugën drejt integrimit në BE, dhe se vetting shumë shpejt do të japë rezultatet para.

“Qetësia shembullore e zgjedhjeve që zgjati deri në rimbledhjen e Parlamentit ia la vendin zhurmës së kohës së shkuar të çadrës së marrëzisë, një kthim mbrapa qorrazi në rrugën e vjetër të konfliktit dhe luftës për pushtet në dëm të Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Pas 4 vitesh Shqipëria duhet jetë më afër BE, është përgjegjësia ime që më nxit të bëj çdo ditë e më shumë. I kam lutur kundërshtarët për një pakt për të punuar bashkë dhe për disa objektiva me interes kombëtar, dhe si përgjigje kam marrë mallkime dhe akuza pa kufi. Komisionet e vettingut janë ulur në zyrë dhe shumë shpejt do na tregojnë rezultatet konkrete të besimit dhe mbështetjes popullore. Ky është një tjetër hap drejt BE”, deklaroi Rama.

Top Channel