PD: Spitali Ushtarak pa anestezikë, Rama krekoset me investimin italian

29/10/2017 19:05

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pasditen e sotme duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se spekuloi për Spialin e Traumës, kur vizitoi ditën e sotme ambientet e reja.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pasditen e sotme duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se spekuloi për Spialin e Traumës, kur vizitoi ditën e sotme ambientet e reja.

Shehu u shpreh se “ajo që pamë sot në “Qendrën e Traumës” është veçse përfundimi i një projekti të filluar vite më parë, atëherë kur Rama nuk ishte akoma Kryeministër, i vonuar edhe për përgjegjësi të qeverisjes së tij”.

Deputeti i PD thekson se bëhet fjalë për një financim të Qeverisë italiane prej 5 milionë eurosh.

Postimi i plotë

“Spekullimet e Kryeministrit për “Qendrën e Traumës”, janë të njëjta si për të gjithë sistemin shëndetësor!

Ajo që pamë sot në “Qendrën e Traumës” është veçse përfundimi i një projekti të filluar vite më parë, atëherë kur Z.Rama nuk ishte akoma Kryeministër, i vonuar edhe për përgjegjësi të qeverisjes së tij.
Bëhet fjalë për një financim të Qeverisë së Italisë prej 5 M Euro, të cilën Z.Rama çuditërisht as e përmendi e jo më ta falenderonte siç duhej së pari të bënte.
Ndërkaq ai nuk tha asgjë për ato që duhet të realizojë një qeveri:
1-As nuk u shfajësua për buxhetin qesharak që, ashtu si e gjithë shëndetësia, ka sot edhe ajo qendër strategjike, qendër e krijuar më 1993 dhe e zhvilluar me sukses, por që aktualisht nevojat kërkojnë minimalisht dy të tilla në vend.
2-Nuk përmendi se për pasojë ai spital nuk ka as lëndët e nevojshme për anestezinë loko-regionale, kaq e domosdoshme në trajtimin e shumë traumave.
3-Nuk foli asgjë për mungesën e shumë prej nënprodukteve të gjakut, të domosdoshme këto në traumatologji.
4-Nuk tha se pavarësisht mega financimeve abuzive që i bën “koncesionit të sterilizimit e materialeve”, në atë spital edhe pllakat metalike e vidat ortopedike, pikërisht për trajtimin e traumës, blihen nga pacientët.
Z.Rama, që inauguroi sot edhe një qendër reanimacioni të dhuruar, harroi se së pari kryeministri duhet të flasë pikërisht për politikat e mëdha shëndetësore, financimet…
Në fakt, ai harroi përsëri “Shëndetësinë Falas” apo Check Up- in famëkeq, që vazhdon të gllabërojë miliona euro çdo vit edhe pse askush nuk po i drejtohet”.

Top Channel