Ndërroi jetë në mënyrë të papritur Adelajda Xhamani. Gazetarja dhe moderatorja u gjet e pajetë në banesën e saj.
Shkak i vdekjes në moshën 31-vjeçare mendohet të ketë qenë një atak kardiak në orët e vona të natës. Megjithëse kërkoi ndihmën e një kolegu të saj për të thirrur ambulancën, e cila iu përgjigj me shpejtësi, ndërhyrja ka qenë pa rezultat.
Adelajda, vajza nga Kavaja, u bë e njohur në të gjithë Shqipërinë kur u bë pjesë e “reality shoë”-t “Big Brother Albania”, plot 9 vite më parë. Atje, ajo u prezantua si mësuese dhe bëri bujë për historinë e dashurisë me një tjetër konkurrent, Bjordin.
Fama që mori falë atij formati e ndihmoi Adelën të ngjiste shpejt shkallët e karrierës si gazetare. Adela punoi si kryeredaktore në suplemente rozë, si dhe moderoi programe në disa televizione, përfshi Top Channel. Së fundi ishte bashkuar me stafin e një televizioni të ri, ku do të drejtonte një program.
Top Channel