Gjirokastër, plagosen dy të moshuar në aksident. Në timon edhe djali i Gates

29/10/2017 15:18
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pranë vendit të quajtur kthesa e Kordhocës, nga i cili kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë të moshuar.

Automjetet e përfshira në aksident janë një tip Citroen me targa AA463CE, me drejtues shtetasin N.M., dhe ai “Volksëagen” me targa AA090IO, me drejtues Vandam Mahmutajn, djalin e Gate Mahmutajt.

Të plagosurit, A.S. 75 vjeç dhe M.S., 70 vjeçe, janë transportuar për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe hetuesisë për të mësuar më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

Top Channel