Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Partizani bie sërish dhe sërish me një humbje në shtëpi. Këtë herë është Flamurtari që i merr 3 pikët në kryeqytet të kuqve dhe kandidohet si forcë e tretë e Kategorisë Superiore pas 8 javësh.
Edhe pse kishte marrë pikët në 3 ndeshjet e fundit, Partizani kishte shfaqur shenja dobësie dhe këtë gjë e kuptonte mirë një specialist si Shpëtim Duro, që pa zhurmë, nën zë, me shumë punë e modesti, po ndërton një Flamurtar fitues.
Që në pjesën e parë miqtë nga Vlora u shfaqën agresivë, duke i rrëmbyer mesfushën Partizanit dhe duke i krijuar shumë hapësira në zonën e rreptësisë. Kombinacione të shpejta dhe shumë goditje drejt portës. Një e tillë ishte edhe në minutën e 25-të nga Hoxhaj, që shtangu të kuqtë.

Goli nuk ishte një rastësi, pasi Flamurtari në atë vrull tentoi disa herë që të godiste kuadrin e të kuqve. Reagimi i Partizanit ishte i ftohtë, pa shumë forcë, ndërsa vlonjatët dukeshin një skuadër shumë fizike.
Përfundimisht 0-1 për Flamurtarin që ngjitet në kuotën 15 pikëve, 2 më pas se Kukësi, ndërkohë që Partizani merr humbjen e tretë sezonale, ndërsa mbetet pas 11 pikë nga Skënderbeu kryesues.
Top Channel