Balla: Basha të heqë dorë nga “heroi” i dënuar me 3 vite burg

29/10/2017 20:41

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje Lulzim Bashës të heqë dorë nga Zagani, të cilin e cilësoi si heroin mediatik të opozitës.

“Nuk mundet që partia kryesore e opozitës të ketë hero një të dënuar me Vendim të formës së prerë “Në emër të Republikës” me 3 vite burgim”, shkruan në “Facebook”, Taulant Balla.

Bashkëngjitur postimit të tij, Balla poston edhe vendimin e gjykatës për Zaganin, e cila e ka dënuar me 3 vite burg.

Postimi i plotë

“E ftoj miqësisht Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të heqë dorë nga heroi i tyre mediatik Dritan Zagani.
Nuk mundet që partia kryesore e opozitës të ketë hero një të dënuar me Vendim të formës së prerë “Në emër të Republikës” me 3 vite burgim.
Shikojeni vendimin!

Nuk pres që Lulzimi Basha dhe as PD të kërkojë ndjesë. Sepse siç thashë në mëngjes, të gënjejë është e vetmja punë që Lulzim Basha di të bëjë më mirë.
Por të betohesh për drejtësi mbi fjalët e një personi të arrestuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit dhe më pas i dënuar nga Gjykata për largim nga vendi i qëndrimit të detyruar, kjo nuk është vetëm qesharake, por është shembulli më i qartë ku ka degraduar “vizioni” i PD për drejtësinë”.
E mbyllim këtu këtë debat, Lulëzim!”

FOTO GALERI
1/5

Top Channel