Rruga në Pyllin e Sodës, Bashkia e Vlorës nis riparimin

28/10/2017 12:28

Nis asfaltimi i rrugës së Pyllit të Sodës, e cila prej dekadash nuk ka njohur asnjë investim. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka parë nga afër punimet dhe tha se ky është një tjetër investim i rëndësishëm për Vlorën.

“Zgjatimi i bulevardit buzë detit deri në Pyllin e Sodës është një trajektore deri në 3.5 kilometra. Pargjatë së cilës do të ketë edhe një korsi biçikletash. Janë mbi 10 mijë metra katror asfalt”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Ky projekt do të përfundojë brenda 6 muajve. Kryebashkiaku i Vlorës tha se edhe rruga e plazhit të vjetër shumë shpejt do të rikonstruktohet dhe do të jetë në parametra bashkëkohorë.

Top Channel