Përrenjas, pranga inspektorit të Pyjores dhe shefit të tij

28/10/2017 14:42

Në Përrenjas, policia bllokoi një kamion të ngarkuar me 20 metër kub lëndë drusore të prerë pa leje, si dhe pa faturë shoqërimi.

Siç njofton policia, drejtuesi i mjetit punonte për një kompani të liçencuar nga bashkia për prerje dhe transport lënde drusore.

Ndërkohë, nga verifikimet e bëra, policia dyshon se inspektori i Mjedisit për zonën në fjalë ka favorizuar këtë subjekt që të presë dru të pashënuar për prerje, duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe mjedisor pasi nuk ka kryer asnjë kontroll.

Policia arrestoi në flagrancë inspektorin pyjor të Bashkisë Përrenjas, Oltion Leka, 28 vjeç dhe gjithashtu arrestoi përgjegjësin e shërbimit pyjor Leonard Loshi, 40 vjeç, pasi nuk ka ushtruar asnjë kontroll ndaj inspektorit Leka.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Top Channel