Dhuna në shkolla, së shpejti struktura të posaçme

28/10/2017 14:34

Ngjarjet e dhunës fizike dhe verbale në shkolla, në pjesën më të madhe të rasteve janë denoncuar nga mediat, por së shpejti do të zbulohen edhe nga vetë shkollat.

Në zbatim të ligjit parauniversitar, ministrja Nikolla thotë se brenda muajit nëntor në çdo shkollë do të ngrihet një strukturë e posaçme për të evidentuar shkeljen e kodit të etikës.

Këtë premtim ministrja e Arsimit e bëri pas përurimit të shkollës së mesme të përgjithshme në Rrëshen, ku gjithashtu theksoi se qeveria është e angazhuar jo vetëm të rrisë cilësinë në shkolla, por edhe të lehtësojë ngarkesën e nxënësve dhe të prindërve.

Sipas ministres, së shpejti nxënësit do t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë.

Top Channel