Aksioni anti-informalitet, sekuestrohen 4 makina kontrabandë

28/10/2017 17:21

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka vijuar operacionet e saj në kuader të aksionit kundër informalitetit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, gjatë kontrolleve të ushtruara edhe me ndihmën e forcave të policisë ëhtë bërë i mundur sekuestrimi i katër automjeteve luksoze të tipit “Range Rover” dhe “Mercedes Benz”, të cilat kanë rezultuar se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Detyrimi doganor i shmangur për këto automjete arrin në vlerën e 5.2 milionë lekëve, ndërsa vlera doganore e mallrave në shumën e 200 mijë eurove.

Për këto shkelje, materialet paraprake i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për konsumimin e veprave penale “kontrabandë mallrash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Top Channel