Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, plagosen dy të rinj

28/10/2017 11:52
Foto arkiv

Dy djem kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Pogradec- Qafë Thanë.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e të shtunës, ku mjeti tip “Toyota” me targa AA 336 SB është përfshirë në një aksident me mjetin tip kamion me targa AA 1705AC.

Për pasojë janë aksidentuar E.Gj, rreth 26 vjeç dhe K.Z, 24 vjeç, nga Tirana, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Toyota”. Të dëmtuarit janë transportuar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA