Vuante nga depresioni, vetëvaret 61-vjeçari

27/10/2017 17:01

Një shtetas i ka dhënë fund jetës këtë të premte në Berat, duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Moravë.

Me të mbërritur në vendngjarje, ekspertët mjeko-ligjorë dhe grupi hetimor kanë bërë mbikëqyrjen e trupit të 61-vjeçarit me inicialet S.P, duke konstatuar se nuk kishte shenja dhune.

Trupi është gjetur i varur në një kasolle pranë banesës nga bashkëshortja e të ndjerit, e cila ka deklaruar për hetuesit se 61-vjeçari vuante nga depresioni. Ky dyshohet të jetë dhe shkaku i vetëvrasjes.

Top Channel