Serbi, pensionistët protestojnë kundër shkurtimeve
27/10/2017 17:26
Qindra pensionistë serbë kanë manifestuar në Beograd për t’i kërkuar qeverisë rritje të pensioneve, të cilat janë reduktuar si pasojë e masave anti-krizë, të miratuara në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Qeveria ka shkurtuar pensionet në kuadër të një pakete masash të hartuar për të ruajtur nivelin e shpenzimeve publike, si pjesë e strategjisë së stabilizimit të ekonomisë serbe dhe për tërheqjen e investimeve të huaja.
Ekzekutivi në Beograd ka premtuar së fundmi një rritje, por pensionistët insistojnë se kuota e parashikuar është e pamjaftueshme dhe se shkurtimet e fillestare kanë qenë ilegale.
Top Channel