Reali nuk do të ndërhyjë në merkaton e janarit
27/10/2017 17:17
Reali i Madridit nuk do të ndërhyjë në merkaton e futbollit të muajit janar.
Ai që e konfirmoi lajmin ishte drejtori i Përgjithshëm i kubit “merengues”, Jose Angel Sanchez, në një intervistë për portalin “Goal.com”.
“Nuk kemi asnjë plan për të bërë blerje futbollistësh në muajin janar. Kjo është e gjithë e vërteta”, tha Sanchez.
Pas largimit të Alvaro Moratës në drejtim të Chelseat, në median spanjolle u fol shumë për mundësinë e blerjes së një sulmuesi të ri nga Reali i Madridit për ta zëvendësuar atë, gjatë janarit, një hipotezë që mbeti vetëm e tillë.
Kjo, duke qenë se “Los Blancos” është i vendosur të mos bëjë asnjë ndryshim në skuadër, deri në verën e vitit të ardhshëm.
Top Channel