Prokurori arreston policin: Nuk zbatoi urdhrin
27/10/2017 15:11
Policia e Durresit arrestoi një punonjës të drejtorise vendore për shpërdorim detyre.
Me urdhër të prokurorisë, Krenar Behari, me detyrë oficer krimesh u arrestua pasi nuk kishte zbatuar vendimin e prokurorisë për të ndjekur në gjendje të lirë një person.
Behari e ka arrestuar atë edhe pse Prokurori i gatshëm kishte kërkuar hetim në gjendje të lirë.
Për veprim arbitrar, Prokuroria ka kërkuar nga gjykata vendosjen nën masën e sigurisë arrest në burg. Me graden nënkomisar Behari ka zëvëndësuar pak muaj më parë në detyrë për një periudhë disa ditore, edhe shefin e krimeve në Policinë e Durrësit.
Top Channel