‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Dy mina artizanale me eksploziv C4, të telekomandueshme në distancë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e së enjtes, në një operacion të zhvilluar në zonën e Unazës së Re.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 30-vjeçarin nga Librazhdi, Landi Goli, si posedues të lëndës së fuqishme plasëse.
Policia, që ishte vënë në ndjekje të tij e vuri në pranga të riun teksa qëndronte i ulur në një lokal në zonën e njohur si “Astiri “.
Minat e lidhura me aparat celular për shpërthim në distancë dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
Pas kontrolleve të riut nga Librazhdi i është gjetur edhe një sasi e konsiderueshme prej 215 gramësh lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Policia ka nisur hetimin për të zbuluar qëllimin e minave artizanale dhe porositesit e tyre.
30-vjeçari nga Librazhdi nuk ka pranuar të flasë para hetuesve të cilët besojnë se ai është pjesë e një grupi të rrezikshëm që operon në prodhimin dhe shitjen e lëndëve plasëse.
Një minë e tillë , në tregun kriminal mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 3 deri në 4 mijë euro.
Top Channel