Hysaj: Dua titullin me Napolin. Tifozët e meritojnë

27/10/2017 19:44

Të martën në “San Paolo” do të jetë i ftuar në rolin e sfiduesit Manchester City, për të zhvilluar atë që mund të konsiderohet si ndeshje vendimtare për fatet e grupeve të Champions League, por Hysaj shprehet optimist.

“Për momentin jemi skuadra më e fortë në Europë, por e kam studiuar shumë mirë sulmuesin Sanè. Edhe në Angli e treguam se mund të luajmë përballë tyre, e pse jo të fitojmë”, thotë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që aktivizohet me Napolin.

Ecuria e Napolit këtë sezon nuk është pozitive vetëm në Europë, por edhe në Itali.

“Fitimi i titullit me Napolin është me siguri njëra nga ato gjërat që duhet të provoj, e që për momentin nuk mund ta imagjinoj. Tifozët, megjithatë, e meritojnë një sukses të tillë dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’ua dhuruar këtë kënaqësi”, tha shkodrani Elseid Hysaj për radion “Kiss Kiss”.

Ai thur lavde edhe për njërin prej lojtarëve më të mirë dhe më në formë te skuadra napolitane, por edhe për trajnerin Sarri.

“Mertens është shumë i fortë. Prej dy vitesh po na e tregon këtë dhe e përforcoi edhe me dy golat kundër Genoas. I kemi bërë komplimentet tona, e dimë se mund të bëjë gjithçka me topin në këmbë”, deklaroi mbrojtësi shqiptar. “Sarri është përmirësuar në shumë aspekte dhe progresi është vënë re. Që kur ai ka ardhur këtu, mbrojtja jonë është përmirësuar shumë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA