Inter negocion rinovimin me brazilianin Miranda

27/10/2017 05:42

Joao Miranda po luan sezonin e tij të 3-të te Interi, që kur u transferua nga Atletico Madrit, në verën e vitit 2015.

Mbrojtësi brazilian ka qenë një lider në mbrojtjen zikaltër dhe për këtë arsye, drejtuesit e Interit kanë nisur diskutimet për rinovimin e kontratës, që skadon në verën e vitit 2015.

Pavarësisht 34 viteve që do të ketë mbi supe braziliani vitin e ardhshëm, te Interi janë të bindur që ai do të jetë i vlefshëm, për të paktën edhe 1 vit tjetër.

Në këndvështrimin e Spalletit, krahas kontributit në fushën e lojës, Miranda do të jetë shumë i vlefshëm edhe në ambientin e skuadrës, sepse do të ndihmojë në rritjen e elementeve të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA