Aksidenton me vdekje 55-vjeçarin dhe largohet

27/10/2017 15:07

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Durrës.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Shkozet-Shijak një ditë më parë, ndërsa bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit pas përplasjes së personit që po udhëtonte me biçikletë është larguar nga vendngjarja, pa ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Burimet policore bëjnë të ditur se viktima quhet Dhimitraq Vila, 55 vjeç me banim në Durrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit.

Top Channel