“Tahiri”, Lu: Askush nuk del mbi ligjin, duhet të dini të vërtetën

26/10/2017 10:42

Ambasadori amerikan Donald Lu nuk kishte asnjë ton kritik për vendimin e Parlamentit për mosarrestimin e Saimir Tahirit.

Ai u përfshi në ato që i quajti “polemika rreth ish ministrit të brendshëm” duke bërë kontrastin para dhe pas diktaturës në Shqipëri dhe gjyqeve në kohën e Enverit.

Ajo që di është se në komunizëm Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme në Spaç, Burrel dhe Qafë Bar. Në 27 vitet e fundit ky vend është përballur me problemin tjetër, me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm nga e djathta dhe e majta që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë”, thotë Lu.

Duke kërkuar përfshirjen qytetare në shërbim të së vërtetës, ambasadori amerikan i qëndroi deklaratëë njësoj si Hojt Brajan Ji: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike, por qytetarëve. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë”, deklaroi Lu.

Top Channel