
Dikush flet për fat të keq e dikush tjetër për mallkimin e tifozëve kundërshtarë. Por, në kampin e skuadrës së Romës kanë nisur të shqetësohen jo vetëm për rikuperimin e Karsdorp nga dëmtimi i rëndë, por për faktin se po vuajnë nga problemi i njëjtë për të 14-n herë, e kjo vetëm në harkun e 3 sezoneve.
Rick Karsdrop u transferua në merkaton e verës nga Feyenoord te Roma, e drejtuesit e skuadrës nga Serie A kishin pritshmëri të mëdha. Por, dëmtimi nuk e la të luante asnjë ndeshje. Rikuperimi kërkoi kohë dhe këtë të mërkurë, ai ishte në fushën e lojës kundër Crotones, por dëbutimi u rrënua nga një tjetër dëmtim.
Dëmtimi mund ta lërë futbollistin për 6 muaj jashtë fushave të lojës, por ka një statistikë të pamohueshme nga ku nisen të gjithë tifozët. Problemi i holandezit është dëmtimi i 14 në ligamente në 3 vite e gjysmë te Roma, e si për ironi nisi me holandezin Strootman, duke u ndalur tashmë te një tjetër “tulipan”.
Ka nga ata ekspertë që drejtojnë akuzat te përgatitësit atletikë, Norman e Lippie, dhe drejtuesit ndoshta do t’i sakrifikojnë pas operacionit të 14 dhe 11 lojtarëve të dëmtuar në total.
Top Channel