PE, seminar për transparencën parlamentare

26/10/2017 17:42

Seminari i Këshillit Parlamentar të Europës me temë “Promovimi i transparancës dhe përgjegjësisë për parlamentarët u mblodh këtë të enjte në Senatin italian.

Në këtë seminar merrte pjesë edhe Shqipëria me një delegacion përfaqësues, që kryesohej nga Ervin Bushati. Bushati theksoi rëndësinë e procesit të Vettingu-n.

“Kjo është e nevojshme për të krijuar një imazh të ri të gjyqësorit, i cili më parë ka qenë i njollosur keqas. Suksesi i këtij ligji nisi që me votimin në kuvend ku u votua nga të gjithë deputetët, por ky është vetëm fillimi. ne kërkojmë mirëkuptimin e partnerëve tanë europianë, që të mbështesin hapat e shpejtë në një kohë tepër të limituar që ne kemi pasur në dispozicion, për të zhvilluar shoqëri të lira, të qeverisura nga sundimi i ligjit dhe harmonia demokratike”, u shpreh Bushati.

Gjithashtu, pjesë e delegacionit shqiptar ishte edhe nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi dhe deputetët Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Petrit Vasili, Luan Rama, Orieola Pampuri, Eduard Shalsi, Ulsi Manja, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Almira Xhembulla dhe Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit.

Top Channel