
Presidenti Ilir Meta priti në një takim Nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Gordana Čomić, e cila është njëkohësisht aktiviste e “Rrjetit Politik të Grave”.
Ajo po zhvillon një vizitë pune dyditore në Shqipëri, për të marrë pjesë në Forumin me temë: “Shqipëria dhe Serbia – drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Europian”.
Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zonjës Čomić në Shqipëri. Duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Serbi, Presidenti Meta, vlerësoi ecurinë e tyre pozitive dhe frymën e mirë të bashkëpunimit në rritje.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të mëtejshëm të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal, duke e konsideruar atë si një element thelbësor, jo vetëm për konsolidimin e paqes dhe rritjes së sigurisë në rajon, por edhe në kuadër të axhendës europiane dhe integrimit në Bashkimin Europian.
Top Channel