LSI, Vasili: SHBA flet drejtë, Rama përkthen shtrembër

26/10/2017 13:12

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë amerikane sa i takon çështjes “Tahiri”.

Për Vasilin, Lu dhe Hoyt Yee folën drejtë, ndërsa kryeministri i përktheu shtrembër.

“Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejtë dhe thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik që të mos gjykohen të tijët dhe ai vetë”, ka deklaruar Vasili.

Vasili ka theksuar se Lu dhe Hoyt Yee kanë thënë gjithashtu që të dalë e vërteta, por “kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër së vërtetës, duke bërë që ajo të mbytet e të mos dalë”.

“Hoyt Yee thotë: mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën. Amerikanet kanë folur qartë dhe drejtë, kryeministri në krizë përkthen shtrembër”, ka shtuar Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA