Dhunë ndaj babait, dy të proceduar në Berat

26/10/2017 12:09

Dy persona janë proceduar penalisht në Berat për dhunë ndaj baballarëve të tyre. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ata janë kallëzuar nga prindërit, madje njëri prej tyre ka kërkuar urdhër mbrojtje.

F. Qyli, 22 vjeç nga Ura Vajgurore, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, E. Qyli 47 vjeç. Këtij të fundit iu plotësua dhe kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Ndërkohë që në Poshnje të Beratit ka nisur hetimi në gjendje të lirë për A. P., 42 vjeç. Babai i tij 79-vjeçar ka e ka kallëzuar se i biri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Top Channel