Aksident me 4 të plagosur në Korçë, 3 anëtarë të një familje
26/10/2017 15:16
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Bëhet e ditur se dy automjete, një “Volkswagen” me targa KO3267P dhe një “Jeep Novara” me targa AA260RK, janë përplasur ndërmjet tyre në afërsi të fshatit Bulgarec.
Për pasojë janë aksidentuar 4 shtetas, 3 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje. Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar.
Top Channel