Top Story, “sherri” i Ramës me gazetarët

25/10/2017 22:07

Arion Sulo thotë se gjuha e përdorur nga Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ndaj gazetarëve, ishte shprehje e nervozizmit që shoqëroi seancën ku u shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë për autorizimin e ndalimit të Saimir Tahirit.

“Megjithatë, ç’lidhje ka gazetari? Qeveria dhe politika në tërësi janë ata që duhet t’u përgjigjen pyetjeve. Gazetarët ndoshta intepretuan keq juridikisht pyetjet e tyre, por politika nuk ka pse të interpretojë pyetjet, por t’u përgjigjet atyre, sepse nuk ka pyetje idiote, ka vetëm përgjigje të tillë”, tha ai në Top Story.

Endri Xhafo thotë se gjuha e Kryeministrit ndaj gazetarëve nuk ishte krejtësisht e papritur. Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që Rama përballet ashpër me gazetarët.

Elisa Spiropali justifikoi përplasjen e Ramës me gazetarët me faktin se, sipas saj, në media është abuzuar dhe keqinterpretuar edhe me dashje çështja për kërkesën e Prokurorisë për kufizimin e lirisë së Saimir Tahirit.

Braimllari nga LSI deklaron se nervozizmi i Kryeministrit u shpërfaq ndaj gazetarëve për faktin se, sipas tij, mazhoranca është e kapur në trafik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA