“Tapitë e turkut” online. Digjitalizohen dokumentat osmane

25/10/2017 20:39

Laboratori i digjitalizimit në Arkivin Qendror të Shtetit kushton sa i gjithë fondi i investimeve që ka kjo drejtori për një vit.

Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit e mundësoi duke realizuar digjitalizimin e dokumenteve me interes të përbashkët për të dy vendet.

“Këtu po digjitalizohen dokumentet osmane që gjenden në AQSH, paralelisht në Stamboll po digjitalizohen dokumentet e Perandorisë Osmane që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Dhe ky do të jetë një shkëmbim i këtyre dokumenteve në interes të përbashkët”, deklaron Ardit Bido, drejtor i AQSH-së.

Që prej shkurtit do të bëhet i mundur aksesimi online i dokumenteve, por ky proces do të marrë një rrjedhë tjetër, duke ndjekur modelet e arkivave më të rëndësishme botërore: digjitalizmin “on demand” kundrejt një pagese.

“Do të jetë një digjitalizim në dy drejtime. Së pari digjitalizimi masiv, që bëhet nëpërmjet projekteve dhe marrëveshjeve; së dyti digjitalizmi “on demand”, në mënyrë që dokumentacioni që kërkohet nga qytetarët të digjitalizohet dhe të jepet online”, sqaron Bido.

Kjo do t’i krijojë një lehtësi studiuesve që duan t’i aksesojnë këto dokumente, por edhe subjekteve private të cilat janë të interesuara kryesisht për çëshje pronësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA