Rama: Urrejtja po e fundos opozitën

25/10/2017 12:52

Kryeministri Rama e nisi me akuza ndaj opozitës fjalën e tij në Kuvend, e cila u largua nga salla menjëherë sapo Kryeministri mori fjalën.

Rama iu drejtua opozitës, duke i thënë se po gabon me veprimet e saj. I keni bërë shqiptarët për budallenj dhe tani po e paguani, tha Kryeministri.

“Kjo derexhe është në fakt fatura që keni marrë nga shqiptarët, pasi i keni bërë për budallenj, herë pas herë. Prapë do paguan me kamatëvonese shumë më të lartë për fjalët e këqija për shqiptarin, njerëzit dhe drejtësinë. Le të çirren me emrin e Shqipërisë në gojë, por ta harrojnë, se do e bëjnë dot budalla këtë popull. Urrejtja e tyre po i fundos përditë, urrejtja që i ka kthyer në vegla qorre dhe e vetmja këshillë që do iu jepja, ikën, s’dëgjojnë; është të mos vazhdojnë të na urrejnë, sepse sa më shumë na urrejnë, aq më shumë humbasin logjikën”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA