Opozita në seancë me pankarta kundër krimit
25/10/2017 10:51
Opozita është paraqitur në seancën e sotme për deputetin Saimir Tahiri me disa pankarta, për të treguar se do të votojnë pro heqjen së imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të tij.
“Qeveria e krimit”, “Qeveria mafioze”, “Jo drogës”, “Kundër drogës”, “Kundër krimit”, kanë qenë pankartat e vendosura para çdo deputeti të PD-së dhe të LSI-së. Më herët vetë krerët e dy partive kryesore të opozitës por dhe eksponentë të tjerë të tyre kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje të tij me krimin.
Top Channel