Një shqiptari dhe një maqedonasi i është dhënë espuls nga shteti italian për arsye sigurie.
Të dy ishin banues në Bari dhe prej kohësh hetoheshin nga Njësia Antiterror e Barit. Sipas hetimeve, të dy këta persona, të moshave 27 dhe 36 vjeç, kishin krijuar kontakte nëpërmjet rrjeteve sociale me një shtetas maroken të arrestuar më parë për qëndrimet e tij pro Shtetit Islamik.
Ndër të tjera, policia ka dokumentuar edhe kontakte e biseda me persona të tjerë të padëshiruar si klerikë ekstremistë të arrestuar në Kosovë për lidhje me terrorizmin.
Në momentin e arrestimit iu gjetën edhe materiale propagandistike antisemite dhe kundër frymës perëndimore. Antiterrori italian i shoqëroi në aeroport dhe i nisi për në vendet përkatëse të lindjes.
Top Channel