Vrasja e Mbrostarit, arrestohet 28-vjeçari
24/10/2017 09:50
Policia e Kakavijës ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.
Ermal Binjaku akuzohet për një ngjarje të ndodhur në janar të 2016, në Mbrostar të Fierit, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj. I riu ka tentuar të hyjë në Shqipëri rreth orës 00.47 në Kakavijë, duke paraqitur gjeneralitete të tjera.
Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra në sistemin TIMS, Binjaku rezultoi i shpallur në kërkim. Gjykata e Fierit ka dërguar urdhër ndalimi për të më 18 janar të 2016, si dhe ndryshimin e veprës penale nga sigurimi i kushteve për vrasje në vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Top Channel