Tare: Ndërtova një Lazio të bukur dhe fituese

24/10/2017 14:22

Nuk ishin të largëta kohët kur qindra tifozë të Lazios prisnin mes polemikave presidentin Lotito dhe drejtorin Sportiv Igli tare për t’i kërkuar llogari mbi rezultatet negative të ekipit.

Tashmë “Shqiponja” e kryeqytetit italian fluturon lart në renditje dhe kjo falë merkatos fantastike të diktuar nga ish sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Entuziazmi është në maja, dhe ambiciet e Lazios janë shtuar bashkë me objektivat.

“Duhet të na gjykojnë në një periudhë afatgjatë pasi do të ketë rëndësi për lacion vetëm finishi. pikërisht për këtë është shumë gabim që të ekzaltohemi që tani. Presidenti Lotito i ka idetë e qarta dhe e di se çfarë duhet të bëjë. Është menaxheri më i mirë në Itali për një shoqëri futbolli”, tha Igli tare.

Shqiptari është konsideruar arkitekti i merkatos së Lacios, duke finalizuar blerje me çmime të ulëta dhe shitje të bujshme.

“Përpiqem gjithmonë të vendos logjikën përpara të gjithave duke zgjedhur futbollistë që mund të japin rezultat në futbollin e sotëm. Atë që blejmë, duhet të mendojmë nëse integrohet me të tjerët apo jo, pasi grupi është përpara individëve” tha drejtori Sportiv i Lazios.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA