“Shullazi”, mungojnë prokurorët, dështon seanca

24/10/2017 13:56

Prokurorët që përfaqësojnë akuzën në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë bërë shkak për dështimin e seancës së radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Prokurorja Elisabeta Imeri, e cila është pjesë e grupit të hetimit në dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk u paraqit në seancë, ndërsa kishte dorëzuar një kërkesë ku kërkonte shtyrjen e seancës pasi nuk mund të paraqitej për arsye objektive.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se shkak i mungesës së prokurorës është pikërisht angazhimi në dosjen penale ku është përfshirë edhe Tahiri. Seanca e radhës ndaj Shullazit u la pas një jave, ku do të vahzdohet me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA