Ndërsa kanë marrë vota nga thuajse të gjithë personat me të drejtë vota në përzgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA, Ronaldo dhe Messi “s’njohin” njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë nuk e kanë votuar kundërshtarin direkt për këtë çmim.
E ndërsa Ronaldo ka votuar vetëm shokët e skuadrës, Messi është treguar paksa më realist duke i dhënë pikë edhe ish-lojtarit të Barcelonës, Neymarit.
Ylli portugez i ka dhënë 5 pikë Modricit, 3 pikë Sergio Ramosit dhe me 1 pikë Marcelos. Messi nga ana tjetër ka votuar me 5 pikë Luis Suarez, 3 pikë Inistën dhe një pikë për Neymar.
Në fund të votimit ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një mbrëmje gala në Londër që mblodhi bashkë personalitetet më të njohur të këtij sporti, ndërsa Zinedine Zidan u shpall trajneri më i mirë i vitit në një garë ku mundi Antonio Conten e Chelsea-t dhe Allegrin e Juventusit.
Top Channel