Paloka: Përgjigja nga Italia për Saimir Tahirin, e njëjtë me Elvis Roshin

24/10/2017 13:01

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Saimir Tahirit. Ai thotë se përgjigja e Prokurorisë së Katanias ndaj tij është e njëjta që ka marrë dhe Elvis Roshi, dhe të tjerë.

Për kreun e grupit demokrat përgjigja nga Italia nuk do të thotë asgjë, por “shumë shpejt shqiptarët do marrin më shumë se këto përgjigje pavarësisht ka apo jo vullnet Rama ta bëj një gjë të tillë.

Statusi i plotë i Edi Palokës
Nga këto letrat që po tund Tahiri, morën dhe Roshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qënë të dënuar e jo thjesht të hetuar…
Ky, Tahir Habilaj , duhet të pyesi Ramen ( se kështu sqarohet dhe publiku);
Pse e largoi nga ministër?
Pse me gjithë se ishte “ministri me i suksesshëm “ dhe me gjithë “suksesin” në zgjedhje , nuk e vuri më në listën e ministrave?
Pse e përjashtoi nga grupi parlamentar ?
Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje?
Shumë shumë shpejt shqiptarët do marrin më shumë se këto përgjigje pavarësisht ka apo jo vullnet Rama ta bëj një gjë të tillë.

Top Channel