Mesi: Dija universitare, në mbështetjen dhe promovimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

24/10/2017 18:36

24 Tetori, si përvjetor i themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), mblodhi në Universitetin e Tiranës përfaqësues nga 25 universitete publike dhe private në Shqipëri për të nënshkruar një deklaratë të rëndësishme angazhimi në drejtim të mbështetjes dhe promovimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).

Këto objektiva, si pjesë e kuadrit global të përbashkët të zhvillimit deri në vitin 2030 (‘Agjenda 2030’ e OKB-së), kanë për synim të eliminojnë varfërinë ekstreme; të promovojnë begatinë dhe mirëqënien për të gjithë; të mbrojnë mjedisin dhe të trajtojnë ndryshimet klimatike; si edhe të inkurajojnë qeverisjen e mirë, paqen dhe sigurinë.

Shqipëria është një ndër 192 shtetet anëtare të OKB-së të angazhuara që në Shtator të vitit 2015 për ‘Agjendën 2030’ dhe 17 Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të), së bashku me 169 synimet përkatëse.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla, Koordinatori Rezident i OKB-së në Shqipëri Brian J. Williams dhe përfaqësues nga bota akademike.

Në fjalën e saj, Zv/Kryeministrja vlerësoi maksimalisht angazhimin e OKB-së për integrimin e vendit tonë drejt familjes evropiane, me një qasje të bazuar tek të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

Në të njëjtën kohë, ajo u ndal veçanërisht në rëndësinë e nënshkrimit të kësaj deklarate mes universiteteve, si një urë lidhëse shumë e mirë për krijimin e një partneriteti të domosdoshëm mes botës akademike dhe institucioneve shtetërore për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. “Nëpërmjet kërkimit shkencor, seminareve dhe konferencave specifike, dija universitare do të jetë pararojë dhe udhërrëfyese për adresimin dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme sociale, ekonomike, mjedisore dhe më gjerë”, shtoi ndër të tjera Zv/Kryeministrja Mesi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, universitetet parashikohet të luajnë një rol jetik për trajtimin e sfidave kritike globale dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Përmes mësimdhënies, universitetet kanë përgjegjësinë për të formuar gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve, novatorëve dhe mendimtarëve me njohuri për të kuptuar sfidat globale, si dhe rolin në rritje që ata mund të luajnë për t’i përballuar këto sfida.

Top Channel

Ironi e fatit, por që epilogun e pati me fund të lumtur. Marianna Scarano, infermiere në repartin e reanimacionit në Poliklinikën e Barit, zbuloi një ditë aty të shtruar bashkëshortin e saj. Marianna është prej nje viti në vijën e parë të frontit kundër sëmundjes me kolegët e saj. Makthi personal sakaq filloi kur i shoqi, Vincenzo u dërgua me urgjencë në spital pasi u ndje papritur keq, ndërsa niveli i oksigjenit në gjak i kishte zbritur në 93. Tamponi i doli pozitiv, dhe e cojne me urgjencë në terapi intensive. E shoqja nuk kishte menduar kurrë se do ta gjente aty. “ Mendova se do ta intubonin, thashë se nuk do t`ia kishte dalë dot. Ishte një tmerr, megjithatë nuk hoqa dorë për asnjë cast. Nuk flija dot natën. Ishte gati e paimagjinueshme, që pas stresit të përjetuar më pacientët në të gjithë këta muaj të kaluar në repartin e terapisë intensive, të përfundoja duke bërë infermieren e një njeriu aq të dashur për mua”, ka rrëfyer ajo. Për fat të mirë, më e keqja kaloi dhe Marianna tani thotë se mund të marrë frymë lirisht, pasi i shoqi ka dalë tashmë nga zona e rrezikut, ndërsa të dy shpresojnë ta hedhin sa më shpejt pas krahëve këtë eksperiencë të frikshme.
Top Channel/ “Pse ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër”/ Bardhi përplaset me policinë
Top Channel/ Lezhë, gati për zgjedhjet/ Dërgohen materiale zgjedhore
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet/ Shkodër, mbërrijnë materialet zgjedhore
Top Channel/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit. Momenti kur “kërcet” arma
Top News – Deklaratë shokuese në Dibër/ Mziu- do ta pësoni njëlloj si ai i Elbasanit