Lezhë, kapet me armë dhe drogë i kërkuari
24/10/2017 11:22
Agjentët e policisë së Lezhës kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Nga të dhënat e fundit mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Erjon Bacaj, 25 vjeç, i akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.
Në momentin e arrestimit ai ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, i cili është ndaluar përkohësisht nga uniformat blu.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre dhe në automjetin me të cilin po lëviznin agjentët kanë gjetur një pistoletë të mbushur, një armë gjahu pa leje dhe disa doza kanabisi.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel