Emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit

24/10/2017 15:34

Është emëruar drejtori i ri i përgjithshëm i Autoritetit Portual të Durrësit. Pas dorëheqjes së drejtuesit të mëparshëm, përfaqësuesit të LSI-së Aleksandër Lipivani, Këshilli Drejtues i APD-së vendosi emërimin e Artjan Qiricit, i cili ishte i komanduar në këtë post.

Vendimi “Për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Portit të Durrësit” u mor në mbledhjen e Këshillit Drejtues të APD-së, që u zhvillua në mesditë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë.

Emri i Qiricit, inxhinier mekanik në profesion, erdhi si propozim i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga viti 2013 deri në këtë emërim, ai ka punuar si nëndrejtor i përgjithshëm ekekutiv në APD, ndërsa gjatë periudhës në vazhdim do të mbajë pozicionin e drejtorit të përgjithshëm, post drejtues i portit më të madh të vendit.

Top Channel