Borë në zonat malore, në Kukës vështirësi në qarkullim

24/10/2017 14:30

Ulja e temperaturave në vend ka sjellë rreth 5 cm dëborë në zonat e thella malore.

Nga të dhënat e fundit rezulton se reshje bore ka zonën e Shishtavecit, Kollovozit, Grykëçajes, Arrënit e Topojan. Moti i keq në këto zona kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në zonat më të ulëta të qarkut Kukës ka patur reshje shiu, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në qytet, ndersa në Rrugën e Kombit ka patur rënie gurësh.

Top Channel