Vlorë, Audi në flakë për herë të dytë

23/10/2017 09:28

Për herë të dytë brenda pak ditësh, një automjeti në Vlorë, pronë e 44-vjeçarit Gëzim Dervishi, i është vënë flaka gjatë natës.

Pak ditë më parë, makina Audi A4 ishte djegur pjesërisht në vendparkimin përballë bashkisë së qytetit.

Por sot, ndaj të gdhirë, mjetit i është vënë flaka përsëri edhe është djegur plotësisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA