Javë ferri për Bonuccin. Kush e sulmon dhe kush e mbron

23/10/2017 15:57

Nga fishkëllimat në San Siro në ndeshjen kundër AEK-ut në Europa League, tek largimi me të kuq në barazimin e bardhë kundër Xhenovas, ja çfarë është thënë për Bonuccin muajin e fundit.

Filippo Galli, përgjegjës për sektorin e të rinjve tek Milani: Prezantimi i tij deri më tani jo në lartësinë e duhur, por impenjimi i tij nuk diskutohet.

Buffon: Bonucci është një kampion dhe do të kthehet të jetë vendimtar.

Allegri: Bonucci ka bërë një zgjedhje dhe ne e kemi respektuar.

Marotta: Të penduar për largimin e Bonuccit? Zgjodhi ai për të iku, e ne tashmë po mendojmë për punët tona.
Stefano Tacconi, ish-portier i Juventus: Tek bardhezinjtë ishte mësuar të luante me Barzaglin dhe Chiellinin, te Milani është ndryshe.

Marko Livaja: Kam gjetur një kundërshtar normal, më të dobët se herët e kaluara.

Luciano Moggi: Bonucci ka bërë gabime prej fillestari, është në një siklet psikologjik. Ka folur shumë.

Beppe Bergomi: Është 30 vjeç dhe është akoma i ri, nuk është në rënie. Ka forcën për të dalë nga kjo situatë.

Pierpaolo Marino, ish-drejtues i Napolit dhe Atalantës: Milani është penduar për Bonuccin.

Simone Pepe: Lojtarët që të vetëm zhvendosin ekuilibrat janë vetëm dy, Mesi dhe Ronaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA